Albin Kurti shërohet nga koronavirusi, i rikthehet punës në parti

Lideri i VV-së, Albin Kurti është shëruar sot nga virusi korona, raporton GazetaBlic.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu.

“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Nga sot e tutje, kryetari Kurti i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve të tij publike”, ka thënë ai.

Kujtojmë, ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 28 tetor kishte njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Kategoritë
LajmeVendi