Al-Thani potencon thellësinë e marrëdhënieve ndërmjet popullit turk dhe atij kataras

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, deklaroi të enjten se trashëgimia kulturore e përbashkët ndërmjet arabëve dhe Turqisë vendos një bashkëpunim konstruktiv për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Al-Thani postoi një mesazh në rrjetin social “Twitter” pas vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Doha, kryeqytet i Katarit.

Me rastin e vizitës së Erdoganit, Al-Thani tërhoqi vëmendjen mbi thellësinë e marrëdhënieve ndërmjet popullit turk dhe atij kataras.

“Trashëgimi kulturore dhe afërsia gjeografike ndërmjet arabëve dhe Turqisë vendos një bashkëpunim konstruktiv për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit duke dhënë një kontribut të plotë edhe në përparimin e njerëzimit”, shkroi ai.

Kurse në lajmin e agjencisë zyrtare katarase të lajmeve, “QNA”, për vizitën e Erdoganit, thuhet se dy liderët diskutuan zhvillimet e rëndësishme në Palestinë, Libi, Siri e Jemen, si dhe shkëmbyen mendimet për çështjet ndërkombëtare me interes dhe rëndësi të përbashkët për të dyja vendet.

Sipas lajmit në fjalë, liderët theksuan vendosmërinë e tyre për t’i çuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në nivele më të larta në çdo fushë, ndërsa morën në shqyrtim çështjet e zhvillimit të interesave të përbashkëta veçanërisht në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve, energjisë dhe mbrojtjes.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet