Akuzat ndaj Tahirit, Basha: Rama do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin

Ndërsa në Këshillin për Iandatet dhe imunitetin diskutohet kërkesa e Prokurorisë për t’i hequr imunitetin ish-ministrit Saimir Tahiri, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar përmes Facebook, duke akuzuar kryeministrin se po përpiqet të mbajë të lirë “bashkepunëtorin”.

“Ky është Edi Rama: Ka futur njerëz për mospagese dritash në burg ku janë vetëvrarë, ka futur në burg qytetarë të varfër për ca tulla mur të shtuar pa leje. Dhe do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga antimafia italiane në trafik droge dhe armësh. Ky është narkoshteti. Kjo duhet të marrë fund!”, shkruan Basha./kp/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet