Aktorja e famshme turke së shpejti në Tiranë

Në kuadër të javës së kinematografisë, instituti kulturor turk “Yunus Emre” organizon javën e filmit. Aktorë turq me famë ndërkombëtare do jenë të ftuar në këtë event special të cilët do të ndajnë eksperiencën e tyre me të gjithë filmadashësit shqiptarë.

Një ndër të ftuarit specialë do të jetë Perihan Savas, aktorja e famshme turke, e cila njihet nga shqiptarët si “Nëna Sulltaneshë” në serialin “Çukur”. Të gjithë dashamirësit e filmit turk janë të ftuar më datë 29 mars pranë ambienteve të Kinema Millenium.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet