Aktivizohet sistemi S-400 në Turqi, ja pamjet e para (Video)

Pas përpjekjeve të përsëritura për të blerë sistemin raketor mbrojtës Patirot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si vend aleat dhe përgjigjeve negative që mori në këtë drejtim, në vitin 2017 Ankaraja shqyrtoi ofertën tërheqëse të Rusisë dhe vendosi të blinte sistemet e saj S-400.

Turqia, nevojat e së cilës për ruajtjen e sigurisë u rritën në vazhdimësi dhe hapësira ajrore e së cilës u ekspozua ndaj kërcënimeve, ndikuar edhe nga lufta në Siri, u orientua drejt krijimit të sistemeve të veta mbrojtëse pas mos mbështetjes nga ana e aleatëve të NATO-s.

Me kompletimin e dërgesave nga Rusia, Forcat turke ne bashkëpunim me ato ruse kane realizuar sot testimin e pare te këtij sistemi nga baza ajrore Murted në Ankara, transmeton AA.

Pamjet nga testimi:

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët konsiderojnë se sistemi S-400 nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35.

Kategoritë
BotaLajme