Aksidentohet vetura e Albin Kurtit, s’ka të lënduar

Sonte makina e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, gjithçka është në rregull dhe se nuk persona të lënduar. “Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, shkruan ai.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje sonte ka kremtuar në Tiranë fitoren në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet