Aksidenti në Gllarevë shkakton kolona prej disa kilometrash

Kolona prej disa kilometrash janë krijuar pas aksidentit të shkaktuar në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gllarevë.

Pas 10 minutash është liruar njëra korsi e magjistrales, e cila u bllokua si pasojë e këtij aksidenti në të cilin janë lënduar gjashtë persona.

Aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave, njëra prej tyre me tabela të huaja.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet