Aksidenti i rëndë me 25 makina në Torino: Viktimat e para femra, zbulohet shkaku i përplasjes fatale

Sipas medieve Italiane nga aksidenti tragjik në autostradën A32 Torino – Bardonecchia, viktima kanë mbetur dy gra, por akoma nuk dihet identiteti dhe mosha e tyre. Njëra vdiq menjëherë në aksident, tjetra pas mbërritjes në spital.

Autoritetet italiane njoftojnë se edhe dy persona të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë dhe me shumë mundësi mund  të rritet numri i viktimave nga aksidenti.

Makinat e përfshira drejtpërdrejt në aksident janë të paktën 25.

Sipas hetimeve të para, përplasja u shkaktua nga një makinë që doli nga rruga pasi terreni ishte shumë I rrëqshqitshëm ndërsa një makinë tjetër që ndodhej pas saj ndaloi për ta ndihmuar dhe në një kohë shumë të shkurtër dhjetra makina u përplasëm frikshëm pasi frenat e tyre nuk funksionuan si duhet për shkak të ngricës.

Aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A32 Torino-Bardonecchia për shkak të rrugës së ngrirë dhe kushteve atmosferike.

Kategoritë
BotaLajme