Aksident i rëndë në Skenderaj, humb jetën një person

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.

I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personit që ka humbur jetën.

Në të njëjtën kohë, ai apeloi tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.

Kategoritë
LajmeVendi