AKR-ja po rritet në Suharekë

AKR-ja në vitin 2007, mori mbështetje në çdo qytet të Kosovës duke përfshi edhe Suharekën, ku ( më shumë falë emrit të liderit Behxhet Pacolli) mori vota që të përfaqësohet me dy anëtarë të Kuvendit Komunal. Duke folur për fillimet e AKR-së në Suharekë, koordinatori i Degës Mustafë Kadriaj, tha se me kalimin e kohës mendimi se mjafton të përmendet emri i Presidentit Pacolli dhe votat vijnë vetë,  Degës në AKR-së në Suharekë iu kthye në autogol. “Këtë e them si një qytetar që e kam parë AKR-në nga jashtë si çdo qytetar tjetër i Suharekës. Kështu që me kalimin e kohës në të gjitha zgjedhjet AKR, bie në përqindje, dhe në zgjedhjet e vitit 2013 AKR në Suharekë i merr vetëm 118 vota” tha për Gazetaere Mustafë Kadriaj, koordinator i Degës së AKR-së. Me 8 maj të vitit 2014, një grup i të rinjve, vendosin që ta ndryshojnë gjendjen në Suharekë të këtij subjekti politikë.“Një kolegë i studimeve në master merr një iniciativë për një angazhim të mundshëm në politikë  dhe kur më ka propozuar e kam kundërshtuar sepse kisha punën time, biznesin tim po ashtu edhe paragjykimin për politikën dhe partitë politike në Kosovë. Por më pëlqeu ideja e bashkimit të një grupi të ekspertëve të rinj, dhe kur u bëmë një grup prej 40 vetave, dy prej tyre ishin në studime të doktoraturës si dhe një tjetër  me titull master vendosëm. Në mesin e grupit që do të negociojmë me subjektet politike isha edhe unë dhe në bazë të disa takimeve jo formale me subjekte politike e pamë që hapësira më e mirë dhe më e sinqertë ishte në AKR. Vendosëm pas takimit me presidentin Pacolli nga i cili kemi marr një përkrahje të fuqishme. Pas disa negocimeve kemi ardhur në një pikë që të caktojmë një datë që të formalizojmë angazhimin tonë në AKR”. Me 8 maj të vitit 2014 ky grup zyrtarisht bëhet pjesë e AKR-së, ishin mbi 40 ekspertë të rinj. Pak ditë pasi aderimit të këtij Grupi në AKR Mustafë Kadriaj e pranon detyrën e koordinatorit, e pak ditë më pas ndodhën zgjedhjet parlamentare në Suharekë. “Degën e AKR-së në Suharekë e gjetëm me 118 vota dhe për dy javë të aktivitetit kam arrit ta bëjë një grup aq aktiv  dhe për këtë kohë të shkurtë AKR-ja në Suharekë ngritet në 600 vota. Në vazhdim Dega e AKR-së në Suharekë është mobilizuar në shtrirjen e saj në terren, ndërsa aktualisht po mbahen zgjedhjet përbrenda Degës. Koordinatori i Degës Mustafë Kadriaj thotë se zgjedhjet janë mbajtur dhe janë zgjedhë strukturat e reja në nëndegët Suahreka 1, Suahreka 2, Mushtishti, Kurshica, Budakova, Duhla, Ginoci po ashtu jemi në proces të organizimit të konsolidimit dhe zgjedhjeve në nëndegët tjera. “Në mjediset ku në zgjedhjet e fundit i kemi marr nga 30 e 40 vota sot i kemi nga 30 e 40 anëtarë të Kuvendit që përkthyer në votë numri është shumë më i madh, kështu që AKR-ja në Suharekë vazhdimisht po rritet”, vlerëson Kadriaj. Gjithashtu është formuar Forumi rinor i Degës dhe është në proces krijimi i Forumit të gruas. Sipas Kadriajt Zgjedhjet lokale të rregullta të vitit të ardhshëm AKR-ja në Therandë do t’i pret e gatshme. “Duke u bazuar në faktin që qeverisja e tanishme lokale e ka sjell komunën në një pikë që qytetari në komunë shërbehet vetëm me çertifikata të lindjes ose të vdekjes si dhe pagesa e taksave dhe tatime të ndryshme, në duke jemi punuar në një projekt me njerëzit kompetent në lëmin e urbanizmit dhe projektimit, në ekonomi, në arsim si dhe në bujqësi.  AKR-ja gjithashtu  do të ketë kandidatin që do të i përmbush kërkesat dhe pritjet e qytetarëve të Suharekës./ Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet