AKI: Mos e rrezikoni jetën e zyrtarëve tanë, mos botoni informacione për Murat Jasharin

Pas njoftimeve të disa mediave se sot do të botohen materiale nga biseda e Murat Jasharit, personi kryesor i dyshuar në tentim-vrasjen e Azem Vllasit, Agjencia Kosovare e Inteligjencës bën thirrje që një gjë e tillë të parandalohet.

AKI i kanë thënë lajmi.net se publikimi i matrialeve, si dhe mesazheve te paralajmeruara, rrezikon operacionet që janë duke u zhvilluar nga kjo Agjenci, si dhe, disa detaje, që tashmë janë kapur nga AKI, e që janë shpërndarë, rrezikojnë edhe vetë jetën e zyrtarëve të AKI-së.

“Publikimi, që është duke ndodhur këto ditë, i informacioneve të grumbulluara nga AKI, e që fatkëqësisht është duke rrjedhur nga Policia e Kosovës, rrezikon vetë operacionet që janë në vazhdim të AKI si dhe rrezikon jetën e zyrtarëve te AKI-së”, kanë thënë nga AKI.

Sipas AKI-së, të gjithë duhet të sillen konform kësaj kërkese, që në thelbin e saj ka, mbrojtjen e jetës së zyrtarëve të AKI si dhe informacioneve të saj, që kanë për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet