Akatakuzë me kërkesë prej 12,5 vitesh burg për Arda Turan

Sipas aktakuzës, zënka ka filluar në një klub zbavitjeje në orët e vona në Stamboll, ku futbollisti turk Turan ka goditur me kokë këngëtarin pas një përplasjeje verbale, duke i shkaktuar lëndime.

Kryeprokuroria Publike e Stambollit ka përgatitur aktakuzë sipas të cilës futbollisti Arda Turan mund të përballet me burgim deri në 12 vite e gjysmë, kurse këngëtari Berkay Şahin deri në dy vite për shkak të një zënke e cila është shoqëruar edhe me gjuajtje me armë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas aktakuzës, zënka ka filluar në një klub zbavitjeje në orët e vona në Stamboll, ku futbollisti turk Turan ka goditur me kokë këngëtarin pas një përplasjeje verbale, duke i shkaktuar lëndime.

Disa orë më vonë, Arda Turan, i shoqëruar nga 6-7 persona, ka shkuar në spitalin në të cilin Şahin gjendej për trajtim, për të arsyetuar veprimin e tij, duke i dhënë këngëtarit armën të cilën e mbante dhe duke i thënë se mund të gjuajë nëse nuk i beson, theksohet në aktakuzën e përgatitur.

Në tekstin e aktakuzës më pas thuhet se pasi Şahin i ka marrë armën dhe e ka lëshuar në ulësen e dhomës në të cilin po zhvillonin dialogun në spital, Arda Turan e ka kapur sërish atë dhe ka gjuajtur një herë në tokë, ndërsa më pas është larguar nga spitali.

Turan përballet me disa akuza, përfshirë akuzat “lëndim me paramendim”, “shkaktim frike duke shtënë me armë” dhe “armëmbajtje pa leje”, për të cilat mund të përballet nga tre vite e tre muaj deri në 12 vite e gjysmë burgim, ndërkohë që Berkay Şahin akuzohet për “fyerje”, për të cilën përballet me burgim në kohëzgjatje nga tre muaj deri në dy vite.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet