Ajo se çfarë po ndodh në Arakan është çnjerëzore (Foto+Video)

Ajo se çka po ndodh në Arakan është çnjerëzore (Foto+Video)

Mianmar, konkretisht zona Arakan, vendi ku nga lumenjtë rrjedhin gjak, po ballafaqohet me një gjenocid çnjerëzore, ku vetëm për 3 dite janë vrarë dhe masakruar mbi 3000 mije civil, shkruan Gazeta e Re.

Këtë  e konfirmoi edhe zëdhënësja e Këshillit Evropian për Muslimanët, dr. Anita Schug e cila tha sot në Gjenevë se midis dy dhe tre mijë muslimanë janë vrarë në sulmet e ushtrisë së Mianmarit në zonën Arakan në tre ditët e fundit.

Si pasojë e incidenteve të dhunshme që shpërthyen në vitin 2012 në shtetin e Arakanit mes budistëve dhe muslimanëve, shumë persona humbën jetën, shumë shtëpi dhe biznese ishin djegur, ndërsa mijëra Rohingya u detyruan ta braktisin rajonin.

Por incidentet nuk marruan me kaç, tortura e tyre karshi pakicës muslimane ka vazhduar duke rritur gjithnjë e me shume ashpërsinë.

Së fundi, Budistet ekstremist te cilët njëjtën kohë përbejnë një pjesë të madhe te ushtrisë Mianmareze qe nga dita e hëne të javës se kaluar zhvillojnë sulmet sistematike mbi fshatrat muslimane të zonës Arakan.

Sipas mediave ndërkombëtare gjendja e aktuale në këtë vend është e tmerrshme, ultra-budistet bastisin fshatrat, masakrojnë njerëzit duke hedhur ata ne zjarr, përdhunojnë femrat dhe mbysin fëmijët.

Një pjese tjetër që arritën të shpëtohen kësaj gjenocidi tashme luftojnë për mbijetese pasi që kanë mungesa ushqimi.

Muslimanët Arakan të cilët kanë ardhur në rendin e ditës në arenën ndërkombëtare me pamjet e tyre ku ata luftojnë për mbijetesë tashmë janë të bllokuar pa ujë e pa ushqime në mes të oqeanit në rajonin Açe të Indonezisë, e gjithë kjo për shkak të presioneve të qeverisë së Mianmarit, te cilët me qellim qe ti ndryshojnë strukturën demografike te vendit i detyrojnë ata të dalin jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Vlen te ceket qe ne vitin 1982 qeveria Mynmareze ka aprovuar një ligj te posaçme e cila ka shkaktuar me mijëra persona te mbesin pa shtet, pra me mijëra musliman Arakanez nuk kanë nënshtetësi.

Sipas OKB-së kjo masë është cilësuar si “pakicë fetare e diskriminuar” Muslimanet e Arakanit qe nga viti 2004 nënshtrohen dukshëm diskriminimit politik, social dhe ekonomik.

Ndërkohe institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare për ruajtjen e te drejtave te njeriut momentalisht ruajnë vetëm qetësinë e tyre. E vetmja deklaratë është që opinioni ndërkombëtar duhet urgjentisht të marrë masa efektive për mbrojtjen e civilëve Rohingya në veri të shtetit të Arakanit.

Me poshtë ju sjellim disa pamje tronditëse te cilat janë incizuara nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur ne këtë vend.

Kujdes! Pamjet e me poshtme janë mbi +16

https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/755608727957808/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet