Ajo që ne të gjithë bëjmë në mëngjes është e rrezikshme

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë, si për shkak të shijes dhe aromës së veçantë, ashtu edhe ndjenjës që na jep.

Për shumicën e njerëzve, pirja e kafesë është një ritual i domosdoshëm në mëngjes, por pirja e tij me stomak bosh mund të ketë efekte negative për shëndetin.

Këto janë gjërat e këqija që ndodhin në trup si rezultat i pirjes së kafesë në stomak bosh.

Rrit sekretimin e acidit

Kafeja në stomak bosh rrit sekretimin e acidit stomakut. Kjo mund të çojë në probleme të tilla si urth, i cili rezulton nga kthimi i përmbajtjes acidike të stomakut në fund të ezofagut.

Kafeja më e lirë zakonisht ka më shumë aciditet, gjë që mund të përkeqësojë më tej situatën. Prandaj, duhet të tregohet kujdes gjatë zgjedhjes së kafesë.

Ankthi dhe stresi

Pirja e kafesë, në përgjithësi, rrit nivelin e stresit te njerëzit, dhe veçanërisht kur pihet në stomak bosh.

Ushqimi ka një efekt qetësues në trup dhe ndihmon për të qetësuar trupin, ndërsa kafeja ka efektin e kundërt. Andaj krahas kafesë duhet të konsumohet  edhe ndonjë ushqim për të zvogëluar ankthin që mund të shkaktojë.

Ul nivelin e hormoneve

Kafeina mund të jetë shkaku i pabarazive hormonale që çon në ankth. Problemi me pirjen e kafesë në stomak bosh në mëngjes është se kafeina pengon prodhimin e serotoninës, një neuro-transmetues përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë.

Dihet se mungesa e serotoninës është shkaku kryesor i depresionit. Përveç këtyre efekteve, problemet ushqyese që vijnë nga konsumimi i kafesë me stomak bosh nuk duhet të anashkalohen, transmeton KosovaPress.

Një studim i kryer në Universitetin Mjekësor Yokohama të Japonisë zbuloi se marrja e kafesë në stomak bosh shkakton të ashtuquajturën zbrazje të stomakut, që do të thotë se çon në zbrazje më të shpejtë të zorrëve sesa normale.

Kur ushqimi nuk është në zorrë për një kohë të mjaftueshme, vitaminat dhe mineralet nuk përthithen, gjë që shkakton mungesë të ushqyesve në trup.

Kafeina nga kafeja është treguar se përshpejton procesin e zbrazjes së lëngjeve nga trupi. Për shkak të këtij fenomeni, veshkat nuk kanë kohë të mjaftueshme për të thithur kalcium, magnez, zink dhe minerale të tjera që janë të rëndësishme për funksionimin normal të trupit.

Kategoritë
Kuriozitete

Të ngjajshmet