Aida Dërguti tregon se a ka qenë pjesë e SHIK-ut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti ka thënë se nuk e mohon angazhimin e saj në çfarëdo veprimtare që ka shërbyer

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja e këtij institucioni ka thënë se pas pjesëmarrjes në UÇK, ka shërbyer në G2 ku për detyrë ka pasur verifikimin e një liste me emrat që kanë pretenduar që kanë shërbyer në UÇK.

Reagimi i Dërgutit ka ardhur në kohën e debatit që po zhvillohet në mes të Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt, me akuzat për shërbim në Shërbimin Informativ të Kosovës.

Në punimet e seancës së sotme të Kuvendit, deputetja Aida Dërguti e quajti të degraduar debatin që po bëhet.

Ajo tha se kur nuk mund të flas mirë për Vetëvendosjen, zgjedh të heshtë.

Duke përmendur deklaratat e Glaujk Konjufcës në një emision televiziv, i cili e ka përmendur Dërgutin si pjesë e SHIK-ut, ajo tha se ja ka borxh publikut një sqarim.

 

Dërguti: Nuk e mohoj angazhimin tim në çfarëdo veprimtarie që kam pas

“Po e them publikisht sepse nuk mohoj asnjë ditë të angazhimit tim politik të çfarëdo veprimtarie që kam pas dhe shërbimi im në UÇK ka qenë nder dhe krenari, ka qenë kontribut modest në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret e luftës. Pas përfundimit të luftës, pas armëpushmit ku unë kam qenë pjesë e operacionit ‘Shigjeta’ kemi dorëzuar armët, na është dhënë urdhër të paraqitemi në zonat tona për të vazhduar angazhimin dhe për të dhënë kontributin e mëtejmë. Në këtë kuadër, bashkë me ish-burrin tim kemi qenë të fejuar jemi lajmëruar në shtabin në Kolovicë, ku komandant ka qenë ish-deputeti i LDK-së Nuredin Ibishi, i ashtuquajturi komandant Leka dhe i cili më ka sistemuar në zonën operative të Llapit, në G2. Detyra ime ka qenë verifikimi i një liste të gjatë të atyre që pretendonin që kanë qenë në UÇK, të luftëtareve që ktheheshin nga zonat tjera, e qysh në atë kohë patën filluar të pa raqiten edhe këta veteranët e rrejshëm të cilët ktheheshin prej kampeve të refugjatëve”, tha Dërguti sot në seancën e Kuvendit.

Dërguti tha se secili duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

 

Dërguti: Secili duhet të marrë përgjegjësi publike për veprimet e tij

“Mua më është dukur vetja se nuk po mund të jap një kontribut të mjaftueshëm dhe kam dalë prej aty. Kam qenë pjesë e G2 gjatë periudhës korrik-gusht, prej aty kam dalë diku kah gushti. E vërteta është që SHIK-u është themeluar kah fundi i tetorit nëse nuk gaboj, pas transformimit të UÇK-së. Nuk e di nëse ka qenë Glauku ose jo. Unë mendoj që secili për çdo veprim të vetin duhet të marrë përgjegjësi publike”, tha ajo.

Ajo tha se e ka mundësinë e dërgimit të një padie për shpifje, por tha se vazhdon të ketë respekt dhe vlerësim për Glauk Konjufcën, dhe tha se e kupton situatën në të cilën ai tashmë ndodhet.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet