Ahmeti kundërshton propozimin që Prishtina të futet në karantinë për një javë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se propozimi nga niveli qendror që Prishtina të futet në karantinë për një jave është i padrejtë.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se “ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat”.

Postimi i plotë i tij:

Niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore për komunën tonë.  Si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve.  Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve.

Por, kjo nuk është marr parasysh.  Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar.

Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situaten epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat.  Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situaten epidemiologjike.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet