Ahmeti: Do të propozojmë që personat që janë infektuar me Covid-19 të subvencionohen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se do të propozohet subvencionimi i qytetarëve të prekur me Covid-19 në Prishtinë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata do të subvencionohen me 50 euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashtë shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.

“E dimë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet