Agimi i fundit: Qyteti amerikan që nuk e sheh dritën e diellit për 65 ditë rresht

Një qytet në Alaskë e ka parë diellin për herë të fundit më 18 nëntor 2018 dhe do ta shohë sërish më 23 janar 2019. Utqiaġvik është qyteti më verior i Shteteve të Bashkuara dhe çdo vit përjeton përvojën e natës polare. Sipas Weather.com, “Nga mesi i nëntorit deri në fund të janarit, dielli nuk ngrihet në veri të rrethit të Arktikut për shkak të pjerrësisë së Tokës, larg rrezatimit më të drejtpërdrejtë nga dielli”.

I ndodhur 530 km mbi Rrethin Arktik, Utqiavik nuk do të zhytet në errësirë të plotë për dy muajt e ardhshëm. Aty ndodh një fenomen i ngjashëm me “muzgun”, që ndodh kur dielli është 6 gradë poshtë horizontit dhe krijon një ndriçim të zbehur. Muzgu zgjat gjashtë orë në natë, por do të ulet deri në tre orë në natë deri në fund të dhjetorit.

Të 4 400 banorët e Utqiaġvikut janë mësuar me natën polare. Kryesisht qyteti është i populluar nga indigjenët Iñupiaq, por aty janë vendosur edhe disa stacione kërkimore. Pas 65 ditësh pa dritën e diellit këtë dimër, banorët e këtij qyteti do të shpërblehen me 80 ditë pa perëndim të diellit.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet