Agim Bahtiri inspekton punimet përgjatë lumit Ibër

Punimet që po bëhen përgjatë lumit Ibër, si dhe projektit i ujërave të zeza janë inspektuar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahitri i cili ishte i shoqëruar me drejtorin e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Besnik Beka.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri është shprehur mjaft i kënaqur me dinamikën e punimeve që po kryhen në rregullimin e shtratit të lumit Ibër, si dhe në ndërtimin e kanalizimeve pjesë e projektit të Impiantit për menaxhim të ujërave të zeza, duke potencuar se janë ndër projektet më madhore dhe më të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës.
Projekti për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, përveç murit mbrojtës i cili është duke u ndërtuar do të ketë edhe shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, që do të jetë atraksion i vërtetë turistik, dhe do të ofroj edhe mundësi të tjera rekreacioni jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe të tërë Kosovës.

Këto projekte janë duke u realizuar si bashkëfinancim në mes të Komunës së Mitrovicës si dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet