Agim Ademi kërkon nga UEFA e FIFA që të mos ndërmerren masa të ngutshme

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri gjatë qëndrimit në Varshavë kanë zhvilluar takime me shumicën e delegacioneve të federatave anëtare të UEFA-s, ku morën përkrahje për tejkalimin e situatës së krijuar së fundmi, si dhe u përgëzuan për punën dhe sukseset e arritura për një kohë kaq të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Ndërkohë, në takimin me zyrtarët ligjor të UEFA-s e FIFA-s si dhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s për çështje të futbollit, Mattias Grafstrom.

I pari i FFK-së ua sqaroi situatën e krijuar dhe kërkoi që të mos ketë hapa të ngutshëm nga këto dy institucione që do ta dëmtonin Kosovën, pasi KE i FFK-së dhe organet tjera të FFK-së janë duke e menaxhuar mirë situatën dhe nuk do të lejojnë ndërhyrjen e grupeve të interesit për të prishur gjithçka që është krijuar për një kohë të shkurtër dhe sidomos jo tani kur ende jemi në ndjekje të ëndrrës për kualifikim në Euro 2020.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi

Të ngjajshmet