Aeroporti i Stambollit shërben 25 për qind të udhëtarëve në Turqi

Duke lënë pas një vit të ngjeshur, Aeroporti i Stambollit mirëpriti rreth 52.6 milionë pasagjerë.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA) nga autoritetet e aeroporteve, Aeroporti i Stambollit ka pritur 25 për qind të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve që udhëtuan në Turqi në vitin 2019.

Duke lënë pas një vit të ngjeshur, Aeroporti i Stambollit mirëpriti rreth 52.6 milionë pasagjerë, treguan të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme për Menaxhim me Aeroportet e Turqisë (DHMI).

Vitin e kaluar janë kryer 326.713 fluturime nga mega-aeroporti, duke përbërë 21 për qind të numrit të përgjithshëm të fluturimeve në Turqi.

Aeroporti i Stambollit zyrtarisht u hap më 29 tetor të vitit 2018, në 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë dhe mori përsipër trafikun ajror nga Aeroporti Ataturk më 6 prill 2019.

Nëpërmjet aeroporteve turke në vitin 2019 udhëtuan 209,09 milionë pasagjerë, përfshirë edhe udhëtarët tranzit, që paraqet një rënie prej 0,9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet