“Adoleshentja gjermane planifikon martesën me xhaxhain e saj!”

Kur në mars të vitit 2015 u zhduk 14-vjeçarja Josephine P. Schildow në shtetin gjerman të Brandenburgut, shumica dyshuan se në këtë rast ishte përfshirë edhe xhaxhai i saj, 46-vjeçari Gerrit H.

Në të vërtetë, Josephine dhe Gerrit gati pesë javë udhëtuan nëpër Evropë në një fushues VW blu, derisa u zbuluan në një supermarket në qytetin bregdetar të Sérignan, në jug të Francës.

Josephine u kthye te prindërit e saj, dukej se çështja përfundoi … Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Në të kundërtën. Këto ditë, publiku gjerman u trondit dhe tri vjet pas arratisjes spektakulare, Josephine dhe Gerrit jetojnë së bashku si një çift i dashuruar!

Në ndërkohë, Gerrit u nda nga gruaja e tij, kështu që nuk ka pengesa ligjore për t’u martuar me Josephine. Prindërit e adoleshentes u përpoqën ta ndanin nga xhaxhai.

Ata dyshuan se Josephine ishte e sëmurë mendërisht dhe deshën ta vendosin në një klinikë psikiatrike.

Megjithatë, gjykata vendosi në favor të Josephine.

“Kam dashur një kontakt të ngushtë me xhaxhain tim. Ai thotë se kam zhvilluar ndjenja ndaj tij, ai nuk më ka manipuluar”, thotë Josephine për RTL.

“Ne jemi bërë për njëri-tjetrin. Çift i lumtur, miqtë më të mirë, shpirtra binjak. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin,” thonë Josephine dhe Gerrit, ndërsa publiku është neveritur nga lidhja e tyre që ka tronditur Gjermaninë.

“Ne kemi në plan për një martesë dhe një udhëtim në Karaibe për vitin e ardhshëm,” tha Josephine.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet