ADN-ja zbulon hajdutin shqiptar që vodhi 33 shtëpi në Zvicër

Një shqiptar 31 vjeçar akuzohet si autor i një serie vjedhjesh në Zvicër, të gjitha të kryera me thyerje dritaresh të shtëpive të sulmuara.

Fjala është për plot 33 sulme të tilla, të realizuara në regjionin që përfshin kantonet: Aargau, Solothurn dhe Bernë, përkatësisht në zonat kufitare të këztyre kantoneve, shkruan azonline.ch.

Shqiptari i dyshuar është duke u mbajtur në burgun për hetime. Ai është kapur në vepër, nga fillimi i tetorit deri sa po thyente një dritare të një shtëpie në Rothrist, Kantoni Aargau, transmeton albinfo.ch.

Profili ADN që i është bërë, deri tash është përputhur me gjurmët e ADN-së të gjetura në 33 vende ku janë kryer vjedhjet e përmendura, bën të ditur Prokuroria e Përgjithshme e Kantonit Aargau.

21 vjedhje i takojnë kantonit të Solothurnit, ndërsa shtatë Kantonit të Bernës. Policia konsideron se në llogari të 31 vjeçarit shkojnë edhe vjedhje tjera të kryera në mënyrë të ngjashme, autorüesia e te cilave është duke u hetuar.

Personi që po akuzohet për këto sulme nuk ka vendbanim në Zvicër.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet