“Administrata e Trumpit, bashkëfajtore në masakrat saudite në Jemen”

“Presidenti Donald Trump e ka injoruar këtë duke vendosur veto ndaj projektligjit që do t’i jepte fund përfshirjes së SHBA-ve në luftën në Jemen”, thuhet në kryeartikullin e “Washington Post”.

Në një kryeartikull të shkruar nga Bordi publikues i gazetës amerikane “Washington Post” (WP), administrata amerikane, e cila mbështet koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite që ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve në luftën në Jemen, është përshkruar si “bashkëpunëtore” e masakrës saudite në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bordi publikues i “Washington Post” ka publikuar një artikull me titullin “Administrata e Trumpit, bashkëfajtore në masakrat saudite”.

Në hetimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) janë përcaktuar shumë krime lufte, thuhet në shkrimin ku rikujtohet se Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që nga 26 marsi e deri tani ka bombarduar një spital në Kitaf dhe një shkollë në Sana ku si pasojë e këtyre sulmeve u vranë të paktën 21 civilë nga të cilët 12 fëmijë.

“Presidenti Donald Trump e ka injoruar këtë duke vendosur veto ndaj projektligjit që do t’i jepte fund përfshirjes së SHBA-ve në luftën në Jemen. Trump ka mbrojtur idenë e tij se projektligji në fjalë dobëson autoritetin e tij kushtetues dhe se projektligji ishte i panevojshëm, sepse në Jemen nuk kishte ushtarë amerikanë që e shoqëron koalicionin saudit në Jemen”, thuhet në kryeartikullin ku potencohet se logjistika dhe informacioni i inteligjencës që SHBA ofron për Arabinë Saudite konsiderohet nga Trump si “pa lidhje për armiqësitë në rajon”.

“Në të vërtetë bombardimet saudite nuk do të kishin qenë të vazhdueshme pa mbështetjen e SHBA-ve, shitjeve të bombave dhe furnizimeve të tjera. Kjo e bën administratën e Trumpit bashkëpunëtore në masakrat e vazhdueshme në Jemen, ashtu si në bombardimet e fundit ndaj shkollës dhe spitalit. Përveç kësaj, Kongresi duhet të gjejë një mënyrë tjetër për SHBA-të që të bëjnë një ndryshim të politikave në marrëdhëniet me regjimin saudit të udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammad bin Salman, i cili përkon me presionin e pashembullt ndaj qëndrimit të tij tepër indiferent në politikën e jashtme”, theksohet në artikullin e gazetës WP.

Më tej tërhiqet vëmendja se kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, republikani James Risch, po punon për një projektligj të ri dhe në këtë projekt Princi i Kurorës Salman nuk shihet si përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Dhënia e mundësisë për një kalim të lirë edhe pasi agjencia amerikane e inteligjencës ka arritur në rezultatin se princi i kurorës Bin Salman është përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, nënkupton një ftesë për më shumë masakra”, thuhet në artikull.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet