ABT Audi SQ5 – (Foto)

Shtëpia e tjuningut ABT Sportsline ofron edhe pakon për përforcimin e modelit të ri të Audi-s, SQ5. Motori i tij 3.0 litërsh V6 Turbo, nga 354 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 500 Nm, tani është rritur në 425 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm, për çka duhet të paguhen 3.590 euro shtesë.

ABT për moodelin SQ5 ka paraparë edhe kompletin e fellneve nga alumini prej 20 inç, sistemin e ri të gypave sportiv të gazrave, amortizatorë të modifikuar, kitin aero-body, maskën e përparme të zezë si dhe risi tjera të shumta.

Po ashtu, ABT në ofertën e vet përfshinë edhe pako për përforcimin e modelit Audi Q5 me motor 2.0 litërsh 2.0 TFSI dhe për 2.0 TDI./zeri/

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet