Abramovich bleu vilën më të shtrenjtë në Izrael

Miliarderi rus Roman Abramovich është bërë pronari i vilës më të shtrenjtë në Izrael, shkruajnë media lokale.

Sipas The Globes, vlera e vilës, e cila Abramovich bleu në janar, është rreth 65 milion dollarë. Shtëpia, me përmasa 2,000 metra katror me tokë prej gati një hektar, ndodhet 15 kilometra nga Tel Aviv në vendpushimin e Herzliya-Pituah.

Para kësaj, vila i përkiste miliarderit Alan Howard, i cili e bleu atë në vitin 2006 për nëntë milion dollarë. Biznesmeni harxhoi fonde të mëdha për dekorimin e vilës dhe zgjerimin e oborrit.

Gazeta deklaron se kjo është blerja e tretë e Abramovich në Izrael. Ai më parë bleu një hotel në qendrën historike të Tel Aviv për 29.7 milion dollarë, dhe në vitin 2019, një ndërtesë tjetër, me një sipërfaqe prej 6.500 metrash katrorë, për 57.3 milion dollarë.

Le të kujtojmë, Roman Abramovich njihet edhe si pronari i klubit të futbollit Chelsea. Ai vlerësohet të ketë një pasuri prej 11.3 miliardë dollarë./Gazeta e Re/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet