AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti e Osmani

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka konfirmuar pjesëmarrjen e kësaj partie në takimin e thirrur nga Albin Kurti e Vjosa Osmani

Ai pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, tha se është kulturë demokratike pjesëmarrja në takime të tilla.

“Kryetari dhe Aleanca do të marrin pjesë në takim”, tha ai.

Megjithatë, Gjini tha se nuk ka ende ndonjë vendim se a do të jenë pjesëmarrës në seancën për votimin e presidentit.

Kjo parti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim edhe me anë të një njoftimi në Facebook.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, shkruan në faqen zyrtare të AAK-së në Facebook.

Pjesëmarrjen në takimin e 15 marsit e ka konfirmuar edhe PDK-ja.

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti që është fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit së bashku me kandidaten për presidente Vjosa Osmani të enjten ju kanë dërguar letër kryetarëve të partive parlamentare shqiptare për një takim siç thuhet në ftesë për të diskutuar për formimin e institucioneve.

Kategoritë
LajmeVendi