A zgjoheni çdo natë në të njëjtën orë? Arsyja do t’ju befasojë!

Gjatë procesit të gjumit shpesh na ndodh që të zgjohemi natën dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet. Zgjimi në një orë të vonë tregon se trupi juaj po ju sinjalizon në lidhje me diçka që ka të bëjë me organizmin.

Lehtë bini në gjumë të thellë, mirëpo përnjëherë zgjoheni në 4 të mëngjesit dhe jeni tërësisht të zgjuar. Çfarë ndodh?

Ja shkaqet qe shtyjnë të ndodhë kjo

Pagjumësia e mesnatës prek pothuajse dy herë më shumë femrat se sa meshkujt. Kjo bëhet më e zakonshme për moshën e mesme. Dhimbja kronike, apnea e gjumit, dhe nevoja për t’u zgjuar dhe për të përdorë tualetin janë gjëra të cilat mund ta prishin gjumin tuaj. Të tilla janë edhe afshet e menopauzës.

Ndërkohë, edhe stresi i jetës mund ta luajë rolin e tij. Problemet martesore, humbja e punës, prindërit e moshuar, ose largimi i fëmijëve nga shtëpia, të gjitha këto mund të bëjnë që mendja të fluturojë gjatë natës.

 Sapo të filloni të zgjoheni natën, cikli përkeqësohet edhe më shumë. Sa më shumë që shqetësoheni për humbjen e gjumit, aq më vështirë bëhet të qëndroni në gjumë. Ekspertët thonë se gjithkush mund të zgjohet natën kohë pas kohe, dhe shumica e njerëzve shtrihen dhe kthehen sërish në gjumë. Por disa njerëz fillojnë të shqetësohen për të. Dhe, derisa qëndrojnë zgjuar, ata bëhen edhe më të shqetësuar, që e bën edhe më të vështirë rikthimin në gjumë.

Nëse kjo vazhdon çdo natë, mund të bëhet një përgjigje e kushtëzuar, që mund të shkaktojë vetvetiu pagjumësi.

Çka duhet të bëni kur keni probleme me gjumin?

“Higjiena e gjumit” mund t’u duket si diçka që ka të bëjë me pastërtinë, por në fakt i referohet përmirësimit të disa shprehive që ju mundësojnë të flini më mirë gjatë natës.

Disa hapa që mund t’i merrni për të ndryshuar rutinën ditore dhe që ndihmojnë në një gjumë më të mirë janë:

▪ Shmangni dremitjet gjatë ditës
▪ Bëni stërvitje të rregullta
▪ Sigurohuni që të dilni jashtë gjatë ditës për t’u ekspozuar në dritën natyrale. Kjo ju ndihmon ta ruani ciklin e shëndetshëm gjumë-zgjim

Ka edhe disa hapa që mund t’i merrni para kohës së gjumit të cilat mund të përmirësojnë gjumin:

▪ Shmangni pijet me kafeinë dhe me alkool
▪ Mos pini duhan
▪ Mos hani ushqime të mëdha para gjumit
▪ Shmangni diskutimet emocionale para se të shkoni të flini

Po ashtu është e rëndësishme të mbani një orar të rregullt të rënies në gjumë dhe të zgjimit – si gjatë javës ashtu edhe gjatë fundjavës. Përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.

Shkaqet e pagjumësisë sipas orareve se kur zgjoheni

Nëse zgjoheni midis orës 1 dhe orës 3 pas mesnate?

Trupi ju tërheq vërejtjen që të ndryshoni ushqimin dhe të zvogëloni pirjen e alkoolit. Zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet negative si p.sh. hidhërimi, zemërimi dhe fajësia për ç’shkak vështirë mund të relaksoheni.

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5 para mëngjesit?

Nëse zgjoheni midis orës 3 dhe 5, kjo mund të jetë shenjë që mushkëritë janë tepër të ngarkuara me ajër të ndotur apo me shprehinë si p.sh. shprehia e pirjes së duhanit, por edhe me ushqimin e rëndë.

Nëse zgjoheni midis orës 5 dhe 7?

Zgjimi në këtë kohë mund të thotë që trupi ju është i dehidruar dhe i mungon uji, por edhe ndjenja e padurimit, ndjenja e të qenit i paplotësuar dhe ndjenja e pasigurisë. Gjithashtu, kjo mund të thotë që në jetë ju mungojnë ndryshimet, lëvizjet dhe kujdesi për veten.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet