A shkoni shpesh në WC gjatë natës: Urinimi i shpeshtë mund të jetë simptomë e sëmundjes së rrezikshme

Nevoja e shpeshtë e urinimit gjatë natës mund të jetë shenjë që në trup po zhvillohet sëmundje e rrezikshme!

Urinimi gjatë natës mund të jetë absolutisht i parrezikshëm, mirëpo nëse kjo nevojë ju shfaqet më shpesh se zakonisht, kjo mund të jetë shenjë që në trup zhvillohet sëmundje e rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet tregojnë që urinimi i shpeshtë gjatë natës mund të jetë simptomë për kancer të prostatës.

Kjo sëmundje avancon ngadalë dhe shpesh nuk tregon simptoma derisa tumori të mos rritet aq sa të rrezikojë funksionimin normal të traktit të urinimit.

Hulumtimet e deritashme theksojnë që simptomat e këtilla nuk bën t’i injoroni:

– nevoja e shpeshtë për të urinuar, posaçërisht gjatë natës, ose nuk mundeni të duroni që të mos shkoni në tualet,

– vështirësitë në fillimin e procesit të urinimit, mundime gjatë urinimit dhe përsëritja e shpeshtë e ndjenjës që nuk e keni zbrazur plotësisht fshikëzën.

Gjithashtu, nga simptomat mund të shfaqet dhembja e eshtrave dhe dhembja e shpinës, ndërkaq ekspertët shëndetësorë këshillojnë që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut, nëse i ndieni këto simptoma. /Telegrafi/

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet