A shkakton rrjeti 5G koronavirus? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Studiuesit kanë hapur nje debat duke pretenduar se transmetimi 5G rrit rrezikun e koronavirusit.

Në fillim të këtij muaji, një ekip ndërkombëtar publikoi një raport në “PubMed” , duke thënë se rrjeti mobile 5G nxit qelizat njerezore për të krijuar virusin. Ata pretendojnë se qelizat tona të lëkurës veprojnë si antena dhe thithin sinjalin, i cili më pas dërgohet në qelizat e tjera dhe formohet virusi.

Punimi origjinal u shkrua nga studiuesit në Universitetin Gugliemo në Itali gjithashtu edhe në Universitetin Qendror të Michiganit në SH.B.a.

Në fjalinë e parë të abstraktit të tyre, thuhej se valët 5 milimetër janë ‘zhytyr nga qelizat dermatologjike’ dhe luajnë rolin kryesor në prodhimin e koronavirusit në qelizë.

Sipas tyre kjo nënkupton që vendet me shpërndarjen më të lartë të valëve 5G do të kishin numrin më të lartë së të infektuarëve me Covid-19.

Sidoqoftë,  rastet më të shumta me virus janë parë në qytete, por kjo lidhet me dendësinë e popullsisë dhe jo praninë e aparateve 5G.

Por anëtarët e komunitetit shkencor e panë këtë studim me shumë dyshim. Studiuesit nuk kishin kryer ndonjë eksperiment dhe vetëm kishin publikuar figura të çuditshme dhe formula me pamje mbresëlënëse, por nuk bazoheshin në diçka konkrete.

Për më tepër, në të kaluarën, ekipi ka kryer eksperimente të çuditshme, siç janë dekapitimi i qindra zogjve për të demonstruar se mund të jetojnë pa kokën e tyre.

Më 24 korrik, PubMed, baza e të dhënave në të cilën u publikua raporti, njoftoi se po tërhiqte studimin.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi