A kërkon falje për të tretën here Biden nga Erdogani?

Shkruan: Bülent Orakoğlu

Turqia u ngrit në këmbë pasi që kandidati për kryetar i Demokratëve Joe Biden, për zgjedhjet e 3 Nëntorit, në intervistën që e bëri në Dhjetor 2019 me New York Times, përdori shprehje me të cilat e sulmoi kryetarin Erdogan.

Dakord por deklarata që Biden e bëri para tetë muajsh, nga cilat forca të të keqes u aktualizua? Cili është kësaj radhe qëllimi i aktualizimit të videos? Para tetë muajsh ajo nuk ishte shpërndarë në opinion. Këtë intervistë si të plotë New York Times e publikoi në muajin Janar.

Me sa u kuptua videoja e Bidenit e cila përmban fjalë të pamatura për presidentin Erdogan dhe mënyrën si do të dizajnohen partitë opozitare, para disa ditësh u shpërnda në media sociale nga ana e FETO-së dhe PKK-së që janë nën kontroll të CIA-së.

Nga e kaluara dihet se Biden-i mund të hedh hap mbrapa, kur ishte zëvendës president i SHBA-ve dhe e fajësonte Turqinë e kryetarin Erdogan në mënyrë të pabazë. Ne jemi ballë për ballë me një kandidat për kryetar të SHBA-ve i cili si në vitin 2014, si pas 15 Korrikut kërkoi falje nga Erdogani. Në vitin 2014 gjatë fjalimit që Biden e mbajti në Harvard Kennedy School, kishte pretenduar se shtetet sikurse janë Turqia dhe Arabia Saudite, me qëlllim të rrëzimit të Beshar Esadit, çdokujt që luftonte kundër tij i jepnin para dhe armë dhe se kjo politikë e gabueshme i shkon përshtati Alkaidës dhe ISIS-it. Madje Biden nuk kishte harruar ta shtonte edhe të pavërtetën se shumë ushtarë të huaj që shkojnë në Siri përmes Turqisë, lejohen që ta kalojnë kufirin nga kjo e fundit. Këto fjalë e nxitën reagimin e Turqisë. Presidenti Erdogan tha: “Shikoni, nëse Biden për këtë çështje tha fjalë të tilla, atëherë kjo është datë që ne e shënojmë diku. Nëse z. Biden në Harvard për ne përdori fjalë të tilla, atëherë duhet të kërkoë falje prej nesh. Ne s’i pranojmë deklaratat që thuhen kështu me thumbime.” Pastaj Biden e thirri Erdoganin dhe i kërkoi falje.

Kërkim falja e dytë e Biden-it ishte pas tentimit të grushtetit të 15 Korrik të vitit 2016. Gjatë vizitës që ia bëri Turqisë një muaj pas grushtetit Biden tha: “Populli amerikan është pranë jush. Obama ishte ndër të parët që e thirri Erdoganin. Megjithatë dua të kërkoj falje. Sikur të mund të vija këtu më herët. Veçse i nderuar kryetar (Erdogan) ne kemi admirim të madh për popullin tuaj dhe juve.” Kurse në anën tjetër tradhëtia dhe kryengritja së përgjakshme e militantëve të FETO-së që u infiltruan brenda ushtrisë dhe e cila u mbështet nga SHBA dhe NATO, por që e pati dukjen e grushtetit, kërkoi që në Turqi të ketë luftë të brendshme për përgatitjen e bazës së okupimit të saj. Por kjo pas bashkëpunimit të shtetit me popullin doli të jetë e pasuksesshme për një kohë të shkurtër. Populli turk përmes shpirtit të Çanakalasë që e shpërfaqi në Jenikapi me miliona njerëz, i pengoi tradhëtarët e infiltruar në ushtri duke e paguar këtë me jetën e tyre. Ardhja e Biden-it në Turqi një muaj pas grushtetit të 15 Korrikut dhe në deklaratata e tij që i dha për shpirtin e shpërfaqur në Jenikapi dhe lavdërimi që ia bëri largpamësisë së popullit turk, sipas mendimit tim pati rol të rëndësishëm në shtyrjen e planeve të NATO-së dhe SHBA-ve për grushtetin.

 MË 21 JANAR BİDEN I BËRI DISA PUNIME PËR PËRGATITJEN E TERRENIT TË PËRSHTATSHËM PËR 15 KORRIKUN

Në fakt Biden përafërsisht gjashtë muaj para kryengritjes së 15 Korrikut më 21 Janar, gjatë vizitës së tij në Turqi, nuk ishte fare gjentil. Ai realizonte takime në të cilat i shkelte konventat diplomatike. Takimet e bëra me njerëz të zgjedhur në mënyrë speciale nga CIA dhe të realizuara me dyer të mbyllura për media, pa u konsultuar me nivelet e larta të shtetit turk, ishte diçka mjaft e dyshimtë. Shumë interesante ishin edhe takimet e realizuara me gruan e Hrant Dink dhe atë të Tahir Elçiut, që u vranë nga FETO dhe PKK të cilat mbështeten nga SHBA-të.

Takimi me katër gazetarë, të cilët ishin aty si përfaqësues të gazetarëve turq, por të cilët e mbështetnin organizatën terroriste PKK dhe Esadin si dhe që i kundërshtonin politikat e Turqisë në Siri, në të vërtetë tregonte qartë se çka nënkupton SHBA, kur flitet për “Liri të shtypit dhe të fjalës!” Biden duke e trajtuar si të paqenë rënien dëshmorë të personelit të institucioneve të sigurisë turke të cilët ballafaqohen me terroristët për ngritjen e sigurisë kombëtare turke dhe sistemimin e rendit publik dhe opinionin publiki cili është kundër terrorit, mund të takohej me një grusht gazetarësh të cilët hapur duket se veprojnë në drejtim të interesave të SHBA-ve. Madje duke e përdorur shprehjen “Hero i madh” për gazetarin Xhan Dyndar, aludonte në daljen zot të tij dhe mendësisë që qëndron pas tij. Në fakt Biden, mollën e madhe brenda shportës e kishte ruajtur për takimin që e realizoi me deputetët e AKP-së, HDP-së dhe XHHP-së. Në takimin që Biden e mbajti me shtatë deputetë, temat që u trajtuan ishin çështja kurde dhe kushtetuta e re. Nëse do të mund t’i ndiqnim aktivitetet e Biden për përgatitjen e grushtetit në Turqi, s’dihet nëse do të mund ta shmangnim atë që ndodhi më 15 Korrik të vitit 2016, por ne si Turqi u jemi mirënjohës dëshmorëve dhe veteranëve që e kundërshtuan atë. Sa i përket kësaj çështjeje, shteti ju del zot familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve dhe kështu e kryen obligimin që e ka.

Nëse më 21 Janar Joe Biden vjen si president në Shtëpinë e bardhë, nuk është befasi po kërkoi falje nga Erdogani.

Sepse nuk ekziston vetëm një Amerikë!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet