A është Barack Obama një baba i rreptë? Ja çfarë ka bërë ai kur ka kuptuar romancën e të bijës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një intervistë të dhënë ka folur edhe për lidhjen e dashurisë së vajzës së tij të madhe, Malia-s.

Prej disa kohësh ajo po shijon lidhjen me një djalë britanik, lidhje e cila u konfirmua nga vetë Obama.

Ish-presidenti u rrëfye për muajt e karantinës, duke shtuar faktin se me ta ishte edhe i dashuri i Malia-s.

Edhe pse në fillim Obama nuk dëshironte që ai të shkonte në shtëpinë e tyre rrethanat e detyruan që ai të shkonte në shtëpinë e tyre gjatë muajve të karantinës.

Ashtu si shumë familje, edhe ne në muajin e parë të karantinës luanim lojëra çdo natë ose merreshim me art. Më pas gjërat filluan të bëheshin të mërzitshme. I mësova një lojë me letra Malias, Sashas dhe të dashurit të Malias që qëndroi me ne për ca kohë”–  tregon Obama.

Kategoritë
BotaLajme