A e dini se punimet për prodhimin e vaksinës në Turqi kanë filluar në kohën e Perandorisë Osmane?

Në vitin 1721 Leidi Montagu (Mantagiu), bashkëshortja e ambasadorit të Anglisë në Perandorinë Osmane, në një letër dërguar në vendin e saj bënte të ditur se në Stamboll bëhej “diçka e quajtur vaksinë” kundër sëmundjes së lisë.

Në vitin 1721 Leidi  Mantagiu, bashkëshortja e ambasadorit të Anglisë në Perandorinë Osmane, në një letër dërguar në vendin e saj bënte të ditur se në Stamboll bëhej “diçka e quajtur vaksinë” kundër sëmundjes së lisë. Kjo letër është dokumenti më i vjetër i regjistruar në lidhje me prodhimin e vaksinës së lisë.

Kimisti dhe mikrobiologu francez, Louis Pasteur për të vazhduar punimet mbi qentë e tërbuar (për të gjetur vaksinën e tërbimit) kërkoi mbështetje financiare nga kryetarët e shteteve të asaj periudhe.

Sulltan Abdylhamit II tha se mund ta ndihmojë, por kërkoi që ai t’i vazhdojë punimet në Stamboll. Pasteurit, të cilit nuk e pranoi këtë propozim, sulltani i dërgoi 10.000 florinj dhe i kërkoi që një ekip prej 3 personash nga Perandoria Osmane të trajnoheshin si asistantë nga ana e tij (Pasteur).

Ekipi prej 3 personash që shkoi në Francë kur u kthye solli për të studiuar një palcë kocke ku ishte injektuar “mikrobi i tërbimit”. Në muajin janar të vitit 1887 u themelua Institucioni i Kurimit të Tërbimit. Kjo ishte qendra e tretë në botë dhe e para në Lindje për kurimin e kësaj sëmundjeje.

Edhe gjatë periudhës së Luftës Çlirimtare, në kushte të vështira, vazhduan të prodhoheshin vaksina për kafshët dhe njerëzit dhe prodhimi vazhdoi edhe gjatë periudhës së Republikës. Deri në vitet 1940 u krijua prodhimi në seri i vaksinave të tifos, etheve të tifos, difterisë, turbekulozit, kolerës, kollës së mirë (Pertussis), tetanozit dhe tërbimit. Në vitin 1940 Turqia i dërgoi Kinës vaksinë vendore të kolerës për të luftuar epideminë e kësaj sëmundjeje në atë kohë.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet