A duhet që pas datës 4 maj të fillojë gradualisht të kthehet jeta normale në Kosovë ?

Shkruan;Afrim B. Rada, jurist i dip.

Më 04.maj parashihet marrja e masave për zbutjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe gradualisht kthimi i jetës normale. Mirëpo, me qëllim që të merret një vendim për kthimin e jetës normale dhe zbutjen apo heqjen në tërësi të masave për kufizimin e lirisë së lëvizjes, paraprakisht duhet të jepen përgjigje në  pyetjet : 

  1. A ka qenë fare i arsyeshëm marrja e vendimit për kufizimin e lirisë së lëvizjes ?  E drejta e lirisë së lëvizjes është një prej të drejtave themelore të njeriut. Kufizimi i një drejte të tillë vetvetiu do të nënkuptonte edhe pasojat që do të barte me vete një kufizim i tille. Kjo do të kishte pasoja fatale për ekonominë e një shteti sepse kufizimi i lirisë së lëvizjes me automatizëm nënkupton edhe ndërprerjen e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve, ndërprerjen e prodhimtarisë gjë që do të vështirësonte dhe pjesërisht do të paralizonte jetën në një shtet. Varësisht prej zhvillimit ekonomik dhe rezervave shtetërore çdo shtet në mënyrë të vet do të përballej me pasojat  e këtij kufizimi.  Është për kuriozitet se pse një masë të tillë nuk ka ndërmarrë shteti i Suedisë. Kur themi Suedia në situatën konkrete na përkujton shtetin me të drejta dhe liri më të avancuara të njeriut në botë dhe me një ekonomi super të zhvilluar që renditet si shteti i dytë në Evropë, pas Norvegjisë, me të ardhura vjetore për kokë banori prej 40.000 dollarë. Në Suedi zhvillohet jeta normale dhe gjithçka funksionon si me parë duke u nisur prej shkollave, mjeteve të transportit publik, kafeneve dhe restoranteve deri te shëtitoret. Dyshimi i bazuar shtohet edhe pas plasjes së skandaleve në Itali ku nga 50 autopsi të kryera në qytetin e Bergamos asnjë pacient i vdekur nuk ka vdekur nga koronavirusi kurse janë deklaruar të infektuar. Situata është e njëjtë në gjithë Italinë ku sipas deklarimit të një parlamentari italian në gjithë Italinë 93.6 % të rasteve të vdekjeve të të infektuarve nuk janë nga koronavirusi por nga kanceri, sëmundjet kardiake dhe sëmundjet tjera.

A janë krijuar kushtet dhe rrethanat për marrjen e masave për zbutjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe kthimit të jetës normale ?

Ndërmarrja e masave për normalizimin e jetës në Kosovë , në kohën kur po regjistrohen numrat enorme të të infektuarve është një absurditet i llojit të vet. Mendoj se paraprakisht të përcaktohen datat se kur do të ndërmerren dhe cilat masa është shumë joserioze dhe e pakuptimtë. Koha dhe masat duhet të ndërmerren varësisht prej situatës , e assesi paraprakisht. Sepse, nuk mund të kemi dijeni se kur do të çrrënjoset pandemia nga rreziku i rishfaqjes.                                      Në këtë situatë ndaj shqetësimin tim me komunitetin e biznesit. Situata ekonomike në Kosovë është shumë shumë e vështirë si pasoje e politikave të gabuara të pasluftës sepse gjithnjë agjendat politike i kanë paraprirë çështjeve ekonomike kurse shteti nuk ka pasur një plan nacional zhvillimor. Prandaj, në Kosovë me 52% të papunësisë, 40% të rasteve sociale dhe 18% të rasteve me varfëri të skajshme kemi një gjendje  shumë të mjerueshme. Edhe popullata e punësuar që është e punësuar jeton sot për sot sepse  rreth 70% të të ardhurave i shpenzon në gjërat elementare për jetesë (ushqim dhe higjiene).  Mirëpo, në situatën ekzistuese të shëndetësisë Kosovare ( ku i tërë Kosova ka numër të pamjaftueshëm të infektologve ) kthimi i epidemisë do të ishte më i rrezikshëm se në paraqitjen e saj të parë dhe me  fatalitet më të madhe.          


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet