A do t’i fshinit fotot në Instagram për të fituar udhëtime falas?

Instagrami nuk është shaka për disa njerëz. Ky rrjet social ka zëvendësuar albumet fotografike dhe disa që kanë më shumë influencë dhe ndjekës paguhen që të reklamojnë produkte të ndryshme.

Por, me çfarë “çmimi” do të fshinit të gjitha fotot tuaja në Instagram?

Kompania e fluturimeve “Jetblue” ofron udhëtime falas për të gjithë vitin nëse ju i fshini të gjitha fotot tuaja në Instagram. Kjo kampanjë është nisur javën e kaluar dhe mbyllet më 8 mars.

Pasi të fshini fotot ju duhet ta dëshmoni me një tjetër foto që Instagrami juaj nuk ka asgjë dhe ta postoni me sloganin e lojës.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet