A do të rritet çmimi i naftës pas sulmeve në rafinerinë saudite?

Një sulm i beftë me dron në disa rafineri në Arabinë Saudite, ka ndryshuar menjëherë çmimin e këtij produkti në nivel global. Ai mund të rritet edhe më tej, pasi që këto sulme kanë atakuar njërën prej degëve kryesore të aortës që bënë furnizimin me naftë në nivel global – shkruan Gazeta e Re.

Arteria përmes të cilave rrjedh nafta nga Arabia Saudite, «…eksportuesi më i madh për konsumatorët në të gjithë botën, ka qenë përherë joshëse për ata që e kanë synuar akcesin në këto burime» – shkruan e përjavshmja britanike The Economist.

«Ndër ato tubacionet e gjata të vendit, stacionet e pompimit, rezervuarët e ruajtjes dhe rafineritë e mëdha, nuk rrjedh vetëm “mbretëria”, por ekonomia globale. Të tjerët kanë provuar, por dështuan. Në vitin 2006, sulmuesit e vetëvrasjeve të Al-Kaeda organizuan një sulm ndaj Abqaiq, objektit më të madh në botë për përpunimin e naftës, në Arabinë Saudite lindore. Ata u ndaluan nga rojet. Tani Houthi, një grup rebel shiit nga veriu i Jemenit që mbështetet nga Irani, me sa duket kanë arritur ta realizojnë një goditje poshtëruese kundër sauditëve dhe mbështetësve të tyre perëndimorë» – vijon më tej artikulli.
Sulmi u realizua vetëm pak ditë më parë. Por bëhet fjalë për 5% të furnizimit global. Më 14 shtator me anë të dronëve, raketat goditën Abqaiq dhe fushën e naftës në Khurais, duke shkaktuar zjarre të mëdha.
Zyrtarët nga kompania shtetërore Saudite Armaco kanë konfirmuar se është pezulluar prodhimi i 5.7 milionë fuçive naftë e papërpunuar. Sipas artikullit të The Economist kjo është e barabartë me afro 60% e prodhimit të mbretërisë, përkatësisht 6% e prodhimit të naftës në botë.

«Prodhimtaria e naftës bruto, sipas standardi ndërkombëtar, u rrit me më shumë se 10% në orët e para të tregtimit në 16 shtator. Disa analistë presin që çmimet e naftës të rriten më tej nëse prodhimi i naftës Saudite nuk rivendoset së shpejti. Aramco tha se do të jepte një azhurnim mbi masën e dëmit për rreth 48 orësh, por një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se riparimet do të zgjasin ‘disa javë, dhe jo ditë’.»
Të dhënat thonë se nga kjo rritje prej 10% çmimi ka shkuar në 66.28 dollarë për fuçi. Rritja ka filluar menjëherë në mbrëmjen e së dielës. Vet Presidenti Donald Trump ka autorizuar zhbllokimin e rezervave të naftës në Strategic Petroleum Reserve pasi në SHBA çmimi u rrit me 8.9% duke shkuar 59,75 dollarë për fuçi.

Ngritja, përgjithësisht, ende është e shpërfillshme në nivel global, ndërsa konsumatorët ende nuk kanë filluar të shqetësohen.
Sipas analistëve ndërkombëtarë këto luhatje çmimesh përgjithësisht janë të paqëndrueshme. Por sulmi nuk mund të injorohet. Ai mbetet një kërcënim për ekonominë globale, ashtu siç po cilësohet kërcënim lufta tregtare ndërmjet Kinës dhe ShBA-së./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet