8 mijë tifozë në prezantimin e Iniestas te Vissel Kobe

Rreth 8 mijë tifozë ishin të pranishëm në prezantimin e Andres Iniestës përpara fansave të Vissel Kobe. Entuziasëm i jashtëzakonshëm në rradhët e skuadrës japoneze për një gjeni të futbollit siç është Andres Iniesta i cili për 3 sezonet e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Vissel Kobe.

Me transferimin në J.League, mesfushori spanjoll bëhet kështu futbollisti më i madh që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin japonez. Te Vissel Kobe, 33-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 8 dhe do të ketë shok skuadre gjermanin Lukas Podolski. Pas prezantimit përpara tifozëve Iniesta do të largohet nga Japonia për t’iu bashkuar kombëtares spanjolle me të cilën është i grumbulluar në Botërorin Rusi 2018.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet