7 avantazhet e të qenit një njeri mëngjesi

Njerëz mëngjesi quhen ata njerëz që u pëlqen ta nisin ditën herët dhe nuk e kanë prolem të saktrifikojnë gjumin e mëngjesit, atë që shumë të tjerë e kanë “të shenjtë”. Njerëzit e mëngjesit zgjohen para se të dalë dielli, pa qenë nevoja e një alarmi.

Por cilat janë avantazhet e të qenit një njeri mëngjesi?

1. Njerëzit e mëngjesit janë më të lumtur

Disa studime treguan një lidhje midis lumturisë dhe njerëzve të mëngjesit. Renee Biss, një studente e diplomuar në Universitetin e Torontos dhe Institutin e Kërkimeve Rottman, bashkë me kolegët e saj, dolën në përfundimin se kjo mund të vijë si pasojë e ekspozimit më të madh ndaj dritës natyrore, që është një ndikues i njohur i humorit të mirë.

2. Janë studentë më të mirë

Në një studim të vitit 2008 mbi studentët e kolegjit në një Universitet të Teksasit, studentët që identifikoheshin si njerëz të mëngjesit ishin më mirë me mësime sesa pjesa tjetër e studentëve.

3. Ata nuk e fikin alarm disa herë

Ata nuk kanë nevojë! Njerëzit e mëngjesit zakonisht zgjohen shumë shpejt, pa u munduar dhe janë shumë të lumtur dhe energjikë.

4. Janë më produktivë në mëngjes

Para se dikush tjetër të zgjohet, një njeri mëngjesi mund të ketë dalë për vrap, të ketë gatuar mëngjesin dhe të ketë filluar nga puna.

5. Janë më të ndërgjegjshëm

Në spektrin e personalitetit, njerëzit më të ndërgjegjshëm janë gjithashtu më efikas, të organizuar dhe të orientuar drejt qëllimit. Ata zakonisht u kushtojnë më shumë vëmendje detajeve. Në disa hulumtime, ka pasur një lidhje mes njerëzve të mëngjesit dhe ndërgjegjshmërisë.

6. Kanë rrezik më të ulët për depresion

Disa studime kanë lidhur dëshirën për të qëndruar zgjuar vonë me nivele më të larta depresioni. Por është e paqartë nëse kjo vjen për shkak të diçkaje të natyrshme apo për shkak të kërkesave të imponuara të shoqërisë.

7. Mund të jenë më të këndshëm

Në një studim të vitit 2013, njerëzit e mëngjesit kishin më pak të ngjarë se ata që flenë dhe zgjohen vonë të kishin karakteristikat e personalitetit “Dark Triad” si narcizmi, Machiavellianism (që do të thotë që një person mund të jetë manipulues) dhe psikopati, potencialisht sepse errësira e natës lejon që njerëzit e natës të përhumben në mendime të errëta.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet