61-vjeçari që vdiq dje në motel ishte zyrtar i MPB-së

Të mërkurën, një 61 vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Gjakovë.

Gazeta Express ka konfirmuar se 61 vjeçari ka qenë punëtor i Qendrës për Regjistrim Civil në Komunën e Gjakovës.

Ndryshe, Policia e Gjakovës kishte bërë me dije se së bashku me 61 vjeçarin ishte një 21 vjeçare nga Kosova, e nacionalitetit ashkali.

Ajo kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me emergjencën kishin shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas mjekut kujdestar në vendngjarje, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kategoritë
LajmeVendi