6 llojet e këpucëve që mund të shkaktojnë lëndime të tmerrshme në trupin tuaj

Këpucët janë një nga pjesët më të pëlqyera të femrave dhe ato shpenzojnë shumë para për të blerë ato ideale , por cilat lloje këpucësh janë më të mira për ju dhe cilat lloje shkaktojnë më shumë dëme trupit dhe këmbës tuaj?

Takat me maje mund të jenë shumë të ngushta . Këmbët e gjera nuk do ndihen mirë në këpucë me maje sepse janë shumë të ngushta dhe do t’iu bëjnë shumë presion këmbëve. Askush nuk dëshiron që të jetë I ndrydhur madje as këmbët tuaja. Shtrëngimet e këmbëve mund të shpiejnë në dhimbje nervore dhe lytha. Kështu që para se ti blini këpucat me maje që janë të bukura dhe në modë kontrolloni nësë këmba e juaj ndihet rahat në to

Sandalet e plazhit shkaktojnë dhimje të medha në kembët tuaja.  Sandalet e plazhit janë shumë të mira për verë dhe det , por le ti shikojmë pak më mirë ato dhe ta shohësh se a është kjo e vërtetë. Para së gjithash nuk mund ti quash ato të përshtatme sepse fshihen nëpërmes gishtave dhe shkaktojnë dëme të lëkurës. Së dyti duke I mbathur ato mund të shkaktohen anomali të këmbëve dhe gjunjëve sepse këmbët nuk mbështeten siç duhet. Gjithashtu kur ecni këmbët tuaja lodhen më shpejtë dhe është shumë vështirë që vraposh me to.

Taket e larta shkaktojn dëmtim të nervave. Gratë I duan takat e larta sepse duken më të mëdha dhe I bëjnë të ndihen më tërheqëse, por dëmi është më I madh se sa që e mendoni .Mbajtja e takave të larta shpesh çon në shtrembërime, thonjë të ngulitur në mish, dëmtime nervore dhe dhimbje në shpinë.  Për ti hequr qafe këto probleme, këshillohet të siguroheni që këpucët tuaja të përditshme nuk janë më të larta se 3 inç. Dhe mbani mend që gjithmonë mund të heqni këpucët tuaja në zyrë, nëse nuk ndiheni rehat me to.

Balerinat vënë presion në pjesën e shputës.  Mund t’iu duket e habitshme por edhe balerinat mund ti dëmtojnë këmbët tuaja, kjo ndodh sepse ato nuk kanë mbeshtetje tek thembrat dhe si rezultat do të keni dhëmbje në gjunjë dhe mbrapa shpinës.  Për ti rregulluar këpucët tuaja ju vetëm mund ta bëni duke vëndosur pjësë ortopedike në ballerina dhe në mënyrë e rregullojnë pozicionin e këmbëve tuaja

Këpucët e vrapit që janë shumë të lehta dhe të buta mund ti shkaktojnë trauma këmbës tuaj     Ky është fakt I vërtëtë dhe duhet ti vishni vetëm kur vraponi sepse nëse I veshni çdo ditë sepse janë të buta dhe  të lehta ato mund ta dëmtojnë shumë këmbën tuaj. Në vend të këtyre ju mund ti mbathni këpucë atletike me funde më të forta dhe që janë shumë më të sigurta

Këpucët ortopedike e rrënojnë mekanizmin e të ecurit.  Këpucët ortopedike nuk janë fleksibile dhe kanë shtretër të ngushtë në këmbë .  Këpucët duhet të përshtaten dhe të përforcojnë lëvizjen e këmbëve dhe këto në të vërtetë bëjnë të kundërtën, duke shkuar krejtësisht kundër mekanizmit të ecjes. Pra, është më mirë të mos veshësh këpucë ortopedike shumë shpesh. /kp

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet