500 banesa të reja, turqit: presim tokën, gati ndërtimi

Turqit po nxitojnë në premtimin e tyre për të ndërtuar 500 shtëpi për të pastrehët e tërmetit. Vendimi i bujshëm marrë ditë më parë nga presidenti Erdogan, duket se do japë efekte shumë shpejt.

“Delegacioni yne i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. ElvaMargariti.

Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen”, thuhet në një njoftim të Ambasadës Turke në Tiranë.

Njëherësh, presidenti Erdogan po përgatit thirrjen e një konference me donatorë nga vendet e Lindjes, për mbledhur fonde me destionacion Shqipërinë. /tesheshi.com/  

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet