50 të vdekur në Indi, nuk e dëgjuan trenin nga fishekzjarrët

Të paktën 50 persona raportohet se kanë humbur jetën sot në Indi, pasi një tren u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu në shtetin verior të Pendjab.

Autoritetet lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e kishin dëgjuar trenin, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve.

”Ka më shumë se 50 të vdekur. Prioriteti i tanishëm mbetet dërgimi i të plagosurve në spital”, deklaroi një zyrtar i policisë së Amritsar.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet