5 mënyra si leximi mund ta bëjë jetën tuaj më të bukur

Shkencërisht është vërtetuar se leximi po humbet gjithnjë e më shumë për shkak të Wi-Fi-së, smartphonë-ve dhe argëtimeve që gjejmë online, transmeton Living.

Këto janë përfitimet nga leximi:

  1. Leximi redukton stresin

Lexuesit nga Universiteti i Sussex zbuluan se leximi ishte më efektiv në reduktimin e stresit sesa muzika, ecja dhe pirja e kafesë.

  1. Leximi ju bën më shumë empatik

Eksperimentet kanë treguar që njerëzit që lexojnë shpesh dhe e gjejnë veten në situata me të cilat janë njohur një herë në jetë, kanë inteligjencë më të lartë emocionale.

  1. Leximi me të vërtetë mund t’ju ndihmojë të kapërceni depresionin

Hulumtimet kanë zbuluar se leximi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar depresionin.

  1. Leximi ju bën më shoqëror

Një studim nga National Endowment for the Arts sugjeroi që njerëzit që lexojnë janë më të motivuar të marrin pjesë në ngjarje shoqërore.

  1. Leximi përmirëson kujtesën tuaj

Kur lexoni, ju po stërvitni trurin tuaj. Eksperimentet kanë treguar që leximi ngadalëson shkallën e rënies në fuqinë e trurit të një personi. Leximi parandalon gjithashtu sëmundjen e Alzheimerit, sipas hulumtimeve nga Akademia Kombëtare e Shkencave.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet