413 vdekje nga COVID-19 në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit

Britania e Madhe ka regjistruar 24 mijë e 957 raste të reja të infektimit me koronavirus. Autoritetet kanë njoftuar se në 24 orët e fundit, në Britani kanë vdekur 413 persona si pasojë e COVID-19.

Britania e Madhe deri më tani ka regjistruar 1 milion e 15 mijë të infektuar me koronavirus, ndërsa në total kanë vdekur mbi 48 mijë banorë, shkruan Reuters.

Ndërsa, në Evropë është tejkaluar shifra e 300 mijë të vdekurve nga pandemia, teksa shtetet nga Rusia deri tek Italia, kanë regjistruar rekord të personave të infektuar brenda një dite.

I gjithë kontinenti evropian tani pothuajse ka rikthyer kufizimet në lëvizje, me qëllim të frenimit të pandemisë.

Kategoritë
BotaLajme