40 ditë paraburgim për shtetasin gjerman që kërkohet nga Interpoli

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 40 ditë muaj paraburgim për S.T shtetas i Gjermanisë dhe Turqisë.

I njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale vjedhje dhe grabitje me armë dhe kërkohet nga autoritetet gjermane.

Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse  po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë.

Andaj  caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës së ekstradimit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet