4 të vdekur dhe 568 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve nga Covid-19 dhe janë regjistruar 568 raste të reja njofton IKShPK-ja.

Ndërsa që janë shëruar 295 persona, kurse janë kryer 2.532 testime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664  persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Pejë 47 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 28 raste, Lipjan 26 raste, Podujevë 23 raste, Kamenicë 22 raste, Vushtrri 22 raste, Ferizaj 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Viti 12 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 11 raste, Suharekë 10 raste, Skenderaj 9 raste, Deçan 7 raste, Prizren 7 raste, Kaçanik 5 raste, Shtime 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kllokot, Malishevë, Novobërdë dhe Shtër

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi