311 mijë gra në vit vdesin nga kanceri i qafës së mitrës, raste të shumta edhe në Kosovë

Kanceri i qafës së mitrës brenda viti ua merr jetën 311 mijë grave në mbarë botën. numri i grave të prekura nga kanceri i mitrës edhe në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Ndërsa vaksina HPV ende nuk është prezent në Kosovë, kjo për shkak të kostos së saj të lartë, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna u bën të ditura në tryezën e diskutimit të organizuar nga Action for Mothers and Children dhe Koalicioni K10, me rastin e shënimit të “Javës Evropiane të kancerit të qafës së mitrës”.

Merita Vuthaj nga Ministria e Shëndetësisë thotë se çdo vit organizojnë javë të tilla që i kontribuojnë zbulimit të hershëm të kancerit.

“Pasojat janë shumë të mëdha që nga viti 2018 rreth 570 mijë gra në vitin 2018 janë diagnostikuar me kancer ndërsa 380 mijë kanë vdekur, këtu përfshihen edhe raste nga Kosova. Në vitin 2018 thuhet që janë shpëtuar rreth 4 mijë jetë të grave. Të njëjtën kohë të ndikojmë tek ofruesit e shërbimeve mjekësore. Qëllimi është që të mos flasim vetëm për këto probleme por edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohemi. Ministri e Shëndetësisë e ka marrë si prioritet dhe falë bashkëpunimit të MFAS është bërë një vlerësim ku është pasqyruar gjendja aktuale në Kosovë sa i përket kancerit të qafës së mitrës. E mira është që në vitin 2020 është paraparë që të hartohen këto tri programe është ne vitin 2016 falë angazhimit të MFAS ka vazhduar në Prizren e Mitrovicë”, tha ajo.

Dr. Rina Limani nga Instituti i Patologjisë, tha se nëse do të ndodhte vaksinimi i grave, nuk do të vdisje asnjë nga kjo sëmundje.

“Asnjë një grua nuk do të duhej të vdiste në qoftë se do të kishte vaksinim. Po  e mira është që proces po ece mira dhe po ecë nëpër komuna të tjera. Është shumë e rëndësishme të punohet në atë drejtim, duhet ti diagnostikojmë me kohë rastet që janë në proces e sipër. ne si patolog jemi të gatshëm të ndihmojmë procesin dhe të shtrijmë në nivel të Kosovës. Kjo tryezë është  mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara –UNFPA”, tha ajo.

Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv në AMC tha se numri i grave të prekura nga kanceri i mitrës edhe në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Ai tha se vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës rekomandohet nga Organizata Botërore të Shëndetësisë.

“Edhe në Kosovë numri i grave të prekura nuk është i ulët. Shumica e rasteve të prekura nga kjo sëmundje ndodhen në faza të avancuara që qon deri në vdekshmërinë grave. Ne si AMC dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në virin 2015 kemi filluar në Prizren tash edh enë Mitrovicë. Një mënyrë tjetër është edhe vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës rekomandohet nga Organizata Botërore të Shëndetësisë. Rrjedhimisht kjo vaksinë nuk ka efekte të dëmshme. Për këtë arsye ne si AMC dhe UNFPA këtë çështje do ta kthejmë dhe do ta avokojmë fuqishëm që kjo vaksinë të futet në Kosovë. Kostoja për këtë vaksinë mund të jetë e madhe por sipas analizës kostoja do të jetë e vogël”, tha a.

Ndërsa Visare Nimani-Mojko nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Zyra në Kosovë tha se nga masat parandaluese e kancerit të qafës së mitrës mbetet papatesti, proces të cilin e kanë filluar në disa komuna.

“Në nivel global ndodh në vendet me të ardhura të ulta e të mesme ku nuk ka vaksinim të mirëfilltë. Numri i madh që kap gratë nëpër botë është shumë i lartë edhe në Kosovë. Papatesti fillimisht me komunën e kemi iniciua në Prishtinë, Mitrovicë e Prizren. Të fut vaksinën HPV. Mendoj që nuk mund të arsyetojmë koston e lartë të vaksinës që shërben për parandalimin e kacerit të qafës se mitrës”, tha ajo.

Java Evropiane e Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës është një fushatë sensibilizuese evropiane, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat.

Kategoritë
LajmeShëndetësiVendi

Të ngjajshmet