30 komando të rinj shqiptarë hyjnë në forcë: gati për sulm!

Forcat e Armatosura shqiptare u pasuruan së fundi nga një kontigjent me 30 trupash komando pas një trajnimi tremujor.

Ata i përshëndetit vetë ministrja Xhaçka, duke i vlerësuar si një “dritë në fund të tunelit”.

“Ajo që ju përfaqësoni është si ajo drita në fund të tunelit. Është si ajo shpresa njerëzore që nuk vdes asnjëherë sepse me operacionet ku merr pjesë njësia juaj, ku ka marrë pjesë njësia juaj, me operacionet luftarake, por edhe me misionet paqeruajtëse dhe me të gjitha ndërhyrjet që komandot kanë bërë ndër vite për të siguruar jetët njerëzore në raste të krizave të shumta të  fatkeqësive natyrore apo edhe të misioneve paqeruajtëse dhe misioneve luftarake, kanë qenë realisht ajo shpresa që i është dashur njerëzve që i është kërcënuar jeta”, tha gruaja në krye të Mbrojtjes shqiptare. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet