30 ditë paraburgim për Pjetër Nrecajn

Gjykata Themelore e Gjakovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se Pjetër Nrecaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Sot me datë 10.08.2018, është vazhduar dhe përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit P.N. nga fshati Bitesh, Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë, nga neni 179, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.11, të KPRK-së dhe veprës penale mbajtje në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK-së, me ç’rast është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake me Aktvendimin PPr.Kr.nr.43/18 të datës 10.08.2018, i ka caktuar paraburgimin të pandehurit P.N. në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në komunikatë.

Nrecaj kishte vrarë gruan e tij Valbona Marku-Nrecaj, dhe të bijën e tij nëntë vjeçare Klarën në Brekoc të Gjakovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...