18 nga 19 trofe gjithsej nga viti 2014, futbolli spanjoll diktat në Europë

Ta cilësosh dominim ndoshta është pak. Futbolli spanjoll në të vërtetë duket vite dritë larg krahasuar me vendet e tjera europiane. Rezultatet e treojnë qartë, europa e futbollit ka ngjyrat e verdha dhe të kuqe të Spanjës, një domimin i gjithanshëm, në mënyrën e lojës, me “yjet” e futbollit dhe mbi të gjitha me sukseset që kanë arritur skuadrat e vendit iberik.

Nga viti 2014, nga 19 trofetë europiane për klube, 18 i kanë fituar skuadrat spanjolle Real Madrid, Sevilla, Barcelona dhe Atletico Madrid. I 18-ti ende nuk është dorëzuar, por në sfidën e Talinit (Superkupa e Europës 2018) do të përplasen dy ekipe nga La Liga, ose më saktë, do të kemi një derbi madrilen në Europë, Real – Atletico. Vetëm Manchester United, i drejtuar nga Jose Mourinho, ka mundur të ndërhyjë mes skuadrave spanjolle me triumfin ndaj Ajaxit në finalen e Europa League-s në 2017-ën. Nëse llogaritë shtrihen deri në 2008-ën, atëherë mund të flasim për 26 trofe europianë, nga 35 gjithsej, të fituar nga ekipet spanjolle.

Dominimi i futbollit spanjoll në Europë:

  • Champions League 2014: Real Madrid
  • Europa League 2014: Sevilla
  • Superkupa e Europës 2014: Real Madrid
  • Botërori për Klube 2014: Real Madrid
  • Champions League 2015: Barcelona
  • Europa League 2015: Sevilla
  • Superkupa e Europës 2015: Barcelona
  • Botërori për Klube 2015: Barcelona
  • Champions League 2016: Real Madrid
  • Europa League 2016: Sevilla
  • Superkupa e Europës 2016: Real Madrid
  • Botërori për Klube 2016: Real Madrid
  • Champions League 2017: Real Madrid
  • Europa League 2017: Manchester United
  • Superkupa e Europës 2017: Real Madrid
  • Botërori për Klube 2017: Real Madrid
  • Champions League 2018: Real Madrid
  • Europa League 2018: Atletico Madrid
  • Superkupa e Europës 2018: Real ose Atletico
  • Botërori për Klube 2018: ?
Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet